Të shtëna në Fushë Arrëz, një i plagosur

07/09/2010 21:55

Një seri të shtënash armësh zjarri janë verifikuar mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi me iniciale L.D është goditur nga një plumb qorr.

Sipas burimeve, të shtënat u verifikuan në periferi dhe personi i plagosur u godit në këmbë.

Ato shtojnë më tej se ai është dërguar në spital, ndërkohë që kanë filluar hetimet për identifikimin e personave që hapën zjarr.

Top Channel