Shqipëri-Luksemburg, policia merr masa

07/09/2010 10:00

Policia njofton marrjen e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Luksemburg në akset rrugore pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Sipas një njoftimi për shtyp të bluve të kryeqytetit do të ndalohet parkimi përrreth stadiumit nga ora 12:30 deri në orën 22:30 të mbremjes.

Po ashtu njoftohet edhe ndalimi i qarkullimit në sheshin “Nënë Tereza” dhe sheshin “Iliria” prej orës 16:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Top Channel