Rritja ekonomike, opozita: Qeveria gënjen

07/09/2010 15:50

Opozita akuzoi qeverine se genjen me shifrat e rritjes ekonomike. Sipas deputetit Ilir Beqja, qeveria, bazuar ne fletoret zyrtare te saj, ne te njeten dite ka miratuar dy shifra te ndryshme.

“Në datën 28 korrik 2010 personat që kanë zënë me të padrejtë karriget e kryeministrit dhe të ministrave kanë miratuar për të njëjtat parametra makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë shifra të ndryshme. Tashmë këto shifra janë zyrtare për të gjithë shqiptarët në “Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë” posaçërisht FZ nr. 112 dhe nr. 121. Në të njëjtën ditë, qeveria shqiptare na thotë që rritja reale ekonomike për vitin 2008 është edhe 8 % edhe 7,7 %. Në të njëjtën ditë, qeveria shqiptare na thotë që rritja reale ekonomike për vitin 2009 është edhe 3,3 % edhe 3 %. Ndërsa Sali Berisha u tha të shtunën fshatarëve në Darëzezë një tjetër shifër”, tha Beqja.

Top Channel