Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit

07/09/2010 10:10

Mësuesit kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për heqjen e kontigjentit të mësimdhënësve që janë në dispozicion.

Janë rreth 200 mësues që kanë protestuar sot para dikasterit kryesor arsimor, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të ministrit Myqerem Tafaj.

Sipas tyre heqja e mësuesve të dispozicionit është në dëm të nxënësve, të cilët do të mbeten pa mësim, kur ndonjëri prej kolegevë të tyre të mungojë.

Top Channel