‘Ish-Ekspozita’, Ruli: Vendimi, ligjor

07/09/2010 15:10

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli reagoi sot ndaj akuzave të opozitës lidhur me privatizimin e ndërtesës së ish- Ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Ruli tha se vendimi eshte ligjor dhe i detyrueshem per t’i kthyer pronen ish-pronareve.

“Ligji kërkon qe prona t’u kthehet ish-pronareve. Në këtë aspekt edhe vete kontrata e marrjes me qira e nje pjese te ish-Ekspozites e lidhur mes Ministrisë dhe subjektit ka parashikuar një pikë të qartë ku thuhet: ‘Ne nje moment qe shteti e kthen pronen, nderpritet kontrata’”, tha Ruli.

Ndërsa opozita ritheksoi se ka dokumente që vërtetojnë se ne këtë objekt njerez te afert te kryeministrit kane interesa, gje qe sipas opozites, ka nxitur veprimet e Ministrisë edhe per prishen e njeanshme te kontratave me subjektet qe ushtrojne aktivitet në këtë ndërtesë.  

“Ne disponojne fakte se ndërtesa e ish-Ekspozitës është futur ne proces privatizimi nga njerëz pranë Berishes dhe Rulit. Këta njerëz i kane diktuar qeverise te gjithe praktiken e privatizimit të ish-Ekspozites dhe qeveria eshtë detyruar te prishe kontrata ekzistuese me kompanite, perfshire edhe Top Channel, packa se kishte një kontratë të rregullt shumëvjecare me shtetin”, tha deputeti socialist, Eduart Shalsi.

Top Channel