Fletët e votimit, KQZ: Vendimi, brenda muajit

07/09/2010 15:00

Ndoshta këto janë ditët e fundit, kur fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare rrinë të mbyllura në kutite e votimit.

Kutite e votimit do te hapen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por jo per te rinumeruar fletet. Fletet e votimit do te digjen per te realizuar nje proces, qe kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, e quan pastrim te kutive te votimit. Pas dekretimit te 8 Majit si daten e zgjedhjeve lokale, zoti Ristani thote se procesi i hapjes se kutive eshte i domosdoshem per te mos deshtuar zgjedhjet lokale. Duke shpjeguar se nuk duhet humbur asnje dite kohe nga pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme, zoti Ristani tregon se ne 10 mije kutite e zgjedhjeve ndodhen disa materiale si kode sigurie, boje matrikuluese etj, te cilat KQZ-ja do te duhet t’i seleksionoje dhe te vendose sesa prej tyre do te perdoren ne zgjedhjet e ardhshme. Ne baze te kesaj procedure, KQZ-ja harton projketbuxhetin dhe e gjithe kjo sipas zotit Ristani, kerkon kohe.

“Jane 10 mije kuti, dhe nga praktika e KQZ, qe e ka bere kete procedure edhe me pare, do 2-3 muaj kohe, qe te hapen kutite dhe te seleksionohet materiali. Dhe perseri praktika ka treguar se duhen rreth nje muaj e gjysem kohe per t’i rimbushur kutite per t’i bere gati per zgjedhje. Pra e gjithe kjo procedure, eshte nje procedure qe kerkon, me siguri, 5-6 muaj. Jemi ne kufijte e te mundshmes per organizimin e zgjedhjeve. Puna e KQZ eshte e tille qe nuk ka kohe per te korrigjuar gabime. Ne rast se behet nje gabim , deshtojne zgjedhjet”, tha Ristani.

Po fletet e votimit, qe jane kthyer ne molle sherri per politiken, cfare vendi do te zene ne planin e punes se KQZ-se per organizimin e zgjedhjeve te ardhshme?

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve konfirmon per Top Channel se administrata po punon per te percaktuar me data, kur kutite do te hapen dhe kur fletet do te digjen.

“Besoj, qe, maksimalisht, deri ne fund te shtatorit, do te kete nje vendim te KQZ, i cili do te miratoje planin e  punes. Brenda ketij plani, do te jete edhe plani i punes per Drejtorine e Logjistikes, ku do te jete e precizuar me date se kur do te nise punen per pastrimin e kutive dhe qe une besoj se duhet te jete menjehere”, tha Ristani.

Pyetjes së nëse pastrimi i kutive do të thotë edhe djegie e fleteve te votimit, Ristani iu përgjigj: Ky eshte nje proces i tere, te cilin ligji nuk e ndan. Dmth kemi nje proces te tere te hapjes se kutive, seleksionimit te materialit, dergimit te materialit qe duhet te dergohet ne arkive dhe djegies se fleteve te votimit. Ky eshte nje percaktim, qe neni 178.6 e ka shume te qarte”.

Deri ne fund te shtatorit nuk mbeten edhe shume dite, por, besohet se kjo deklarate do te ndeze reagimet e Partise Socialiste, e cila ka deklaruar se djegia e fleteve te votimit do te djege cdo shans per kompromis. Por Arben Ristani thote se detyra e tij eshte vetem organizimi i zgjedhjeve sipas ligjit.

“Une besoj se nuk kam pse te jem ne shenjester te asnje sulmi politik, persa kohe veprimtaria ime eshte e bazuar ne ligj”, tha Ristani.

Top Channel