Basha: Heqja e vizave, procesi drejt fundit

07/09/2010 20:00

Gjatë një takimi të oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të BE-së, të akredituar në vendet e Ballkanit, ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi se, Shqipëria shpreson që nën presidencën belge të BE-së të marrë formën e plotë vendimi për heqjen e vizave.

Basha e ka cilësuar përzgjedhjen e Tiranës për këtë takim si një bashkëpunim të Shqipërise dhe vendeve të rajonit me BE-në në luftën kundër krimit të organizuar. Gjihashtu, ministri i Brendshëm u shpreh se procesi i hejqes së vizave po i afrohet fundit.

“Procesi i heqjes së vizave, të cilit po i afrohet fundi, ka qenë tërësisht një proces i mbështetur në performancën dhe arritjet e palës shqiptare. Asnjë aspekt i këtij procesi nuk ka qenë fiktiv dhe vendimet pozitive, siç ishte ai i djeshmi i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, sanksionojnë në fakt jo vetëm vullnetin e mirë të Brukselit zyrtar, por sanksionojnë në të njëjtën kohë edhe performancën e plotë dhe të kënaqshme të Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe si një partner i devotshëm i Bashkimit Europian”, deklaroi Basha.

Basha shtoi se policia shqiptare ka vullnetin për të bashkëpunuar me të githa vendet partnere në luftën kundër krimit të organizuar.

Top Channel