Vizat, kalon provimi i parë

06/09/2010 22:35

Komiteti i Jashtëm Europarlamentar u shpreh pro liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën në mbledhjen e mbremjës në Strasburg.

Bazuar në rekomandimin e raportueses së këtij Komiteti, Sarah Ludfort, eurodeputetët i bëjnë thirrje Komitetit për Çështjet e Brendshme, Lirisë dhe Drejtësisë, që është dhe forumi përgjegjës i legjislativit europian për vizat, që të miratojë propozimin e Komisionit.

Gjatë seancës nuk pati diskutime, dhe eurodeputetja Ludfort siguroi 41 vota pro, ndërkohë që vetëm  2 eurdeputetë votuan kundër, ndërsa 3 të tjerë abstenuan.

Komitetit të Jashtëm i kërkohej mendimi lidhur me propozimin legjislativ të Komisionit Europian për kalimin e dy vendeve të rajonit në të ashtuquajturën listë e bardhë Shengen.

Tashmë pritet vota nga komiteti përgjegjës, ai për Çështjet e Brendshme, Lirisë dhe Drejtësisë, e më pas miratimi i draftit të Tanja Fajon në seancë plenare të fund shtatorit ose tetorit, në varësi të dorëzimit me shkrim të raportit vlerësues të ekspertëve nga Komisioni Europian.

Top Channel