Shqip: Arsim cilësor për të gjithë

06/09/2010 23:05

Të ftuarit në emisionin “Shqip” vazhduan diskutimin mbi arsimin shqiptar dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit në këtë sektor. Zv/ministri Arsimit, Halit Shamata tha se objektivi i këtij dikasteri është “Arsim cilësor për të gjithë”.

“Ka një rritje të fëmijëve që shkojnë në kopësht në fshat. Kalimi nga niveli me arsimin e detyrueshëm në shkollë të mesme është 90.6 përqind e nxënësve që kanë hyre në shkollat e mesme. Ka rritje në arsimin profesional, krahas dhe kujdesit të Ministrisë së Arsimit për këtë sektor. Shkolla po bëhët e dashur për nxënësit të cilët nuk duan të rrinë më kot” “Fatmir Vejsiu.

Ndërsa zoti Shamata tha se arsimi cilësor për të gjithë është objektivi i Ministrisë së Arsimit.

Top Channel