Selmanllari rrëzon Vokshin

06/09/2010 19:40

Për mëse dy orë, biznesmeni Rrahman Selmanllari ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për llogari të hetimeve të hapura nga Task Force pas deklaratave të deputetes demokrate, Albana Vokshi, e cila akuzoi Bashkinë e Tiranës për afera me lejet e ndëtimit.

Por ndersa deputetja Vokshi ka deklaruar se Arian Tartari, personi me te cilin ajo bashkejeton dhe ortaku i tij Rrahman Selmanllari kane paguar 20 perqind te aksioneve rryshfet te kreu i bashkise, Edi Rama, per marrjen e nje lejeje ndertimi duke futur si aksioner edhe biznesmenin Dritan Avllaj, i njohur i Rames, vete Rrahman Selmanllari ka hedhur poshte ne prokurori deklaratat e deputetes Vokshi.

Megjithese prokuroret e Task Force u treguan teper te rezervuar per kete ceshtje, nga burime te sigurta mesohet se biznesmeni Selmanllari ka deklaruar ne prokurori se nuk di asgje per ceshtje rryshfetesh apo sekseresh dhe se ai thjesht ka ceshtje te perbashketa biznesi me Dritan Avllajn. Biznesmeni Selmanllari dha deklarimet e tij ne prokurori ne prani te avokatit Genci Gjokutaj, sipas te cilit, klienti i tij eshte bashkepunues me prokurorine. “Kjo paraqitje eshte ne funksion te qendrimit te tij per te bashkepunuar me organet e drejtesise per te deshmuar cdo gje qe eshte e vertete dhe per te sqaruar gjithe kete mjegullnaje”, tha ai.

Per llogari te hetimeve per lejet e ndertimit brenda ketyre diteve do te thirren per te deshmuar edhe biznesmenet Kujtim Hasa, Fatos Skeja, Ylber Cami dhe Dritan Avllaj. Ne fundjave ishte per te deklaruar ne organin e akuzes edhe administratori i nje firme tjeter ndertimi, Ilir Trebicka, i cili ka thene se nuk kishte aplikuar ne Bashkine e Tiranes per leje ndertimi, edhe pas kerkeses se ortakeve te “Vision Construcsion”.

Prokuroria e Tiranes pohon se pas sekuestrimit te lejeve te ndertimit ne Bashkine e Tiranes, del se ato jane ligjore dhe nuk ka shkelje. Nderkohe ne te njejten kohe kur Rrahman Selmanllari po jepte deklarimet e tij, oficere te policise gjyqesore kane sekuestruar ne Ministrine e Energjitikes, materiale voluminoze per ceshtjen e koncensioneve te HEC-eve, per te cilat kesaj radhe te akuzuar nga deputetet socialiste eshte deputetja Albana Vokshi dhe personi me te cilen ajo bashkejeton, Arjan Tartari.

Top Channel