Reforma zgjedhore, Berisha: Opozita të bashkëpunojë

06/09/2010 11:15

Kryeministri Sali Berisha e ftoi opozitën që të bashkëpunojë në reformën zgjedhore, ndërsa garantoi se qeveria do të bëjë të pamundurën për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, pak para seancës së parë plenare të vjeshtës, Berisha ftoi opozitën që të konsiderojë edhe votimin elektronik, pasi Shqipëria ka mundësi të hapë 4754 qendra votimi elektronike.

“Në rast se opozita dëshiron ne angazhojmë të gjitha fondet dhe vendosim cdo mekanizëm transparence që do të na kërkohet”, tha Berisha.

Ndër të tjera kryeministri foli edhe për atë që ai e quajti progres në fushën e integrimit, ndërsa theksoi se rritja e të ardhurave dhe rritja e nivelit të jetesës po e bëjnë Shqipërinë, gjithnjë e më tepër një vend ku jetohet mirë.

Berisha theksoi se borxhi publik jo vetëm që nuk rritet por do të ulet.

Top Channel