PS: Të hetohen zgjedhjet e 28 qershorit

06/09/2010 11:45

Partia Socialiste merr pjesë në seancën e parë plenare të vjeshtës duke kërkuar sërish arritjen e objektivit të saj themelor që është transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputeti Taulant Balla deklaron se transparenca është një detyrim evropian, detyrim themelor për kuvendin e për institucionet shqiptare.

“BE, përmes institucioneve të tij më të larta i kërkon Shqipërisë që të garantojë zgjidhjen e transparencës së votimeve të 28 qershorit”, tha Balla, duke shtuar se PS do të ketë shumë shpejt edhe një qëndrim të sajin për zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit të ardhshëm, datë kjo e dekretuar mëngjesin e sotëm nga presidenti.

Ndërkohë pak më parë përfundoi edhe mbledhja e grupit kuvendor socialist, ku mësohet se kreu i deputetëve Gramoz Ruci informoi deputetët mbi ecurinë e negociatave për hetimin e zgjedhjeve të kaluara.

Top Channel