PS, akuza Rulit për ish-Ekspozitën

06/09/2010 15:00

Partia Socialiste ka hapur një tjetër faqe të dosjes që opozita e cilëson si dosja e kapjes së shtetit dhe abuzimit të qeveritarëve me pushtetin.

Kjo faqe e dosjes i përket godinës së ish-Ekspozitës, ku me kontrata te rregullta, kane zhvilluar veprimtarine e tyre disavjecare disa kompani private, përfshirë edhe Top Channel. Deri kur kontratat u nderprene papritur, nga ministry ne ikje i ekonomise, Genc Ruli. Per kete ceshtje, Partia Socialiste i ka shtruar zotit Ruli disa pyetje.

“Zoti Ruli përse u prish përpara çdo afati dhe në mënyrë të njëanshme nga ju kontrata e shtetit me subjektet private, që kishin marrë hapësira me qera në mjedisin e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, përfshirë këtu dhe kontratën me televizionin kombëtar Top-Channel,? Cila ishte arsyeja e këtij vendim të beftë dhe çfarë nguti kishte për privatizimin e kësaj godine? A ka vallë zoti Ruli familjarë ose njerëz të tjerë të lidhur me ju?  A jeni ju në dijeni të procesit të vlerësimit të truallit të ish – Ekspozitës dhe të zonës përreth dhe a e konsideroni këtë një proces transparent, të drejtë e të ndershëm?, tha deputeti socialist Eduart Shalsi.

Top Channel