Patozi: Të nisim dialogun e përbashkët

06/09/2010 13:55

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi ftoi opozitën për nisjen e dialogut të përbashkët për reformën zgjedhore në bazë të rekomandimit të OSBE-ODIHR-it.

Patozi duke folur në seancën e parë plenare të sesionit të vjeshtës, theksoi se mazhoranca ka për detyrë të trajtojë më respekt cdo propozim të opozitës.

“Por nëse kemi përpara telenovelën e transparencës, ne kemi të drejtë të dyshojmë se ka një vullnet diabolik, që kërkon të tërheqë zvarrë opozitën deri në castin e fundit”, tha Patozi.

Sipas tij, në të mirë të vendit është bashkëpunimi i forcave politike dhe axhenda e reformave integruese nuk ndryshon.

Top Channel