Pa ndihmë rreth 80% e të varfërve

06/09/2010 15:55

Sipas të dhënave zyrtare, Fondi për Ndihmën Ekonomike një nga zërat kryesorë me të cilët qeveria ndihmon shtresat në nevojë është këtë vit 1.3 për qind e Produktit të Brendshëm Kombëtar, 0.3 për qind më shumë nga sa ishte në 2005, viti i fundit i qeverisjes së socialistëve. 

Vetem me keto shifra pretendimi i herepashershem i qeverise se demokrateve per politika sociale ne mbeshtetje te shtresave te varfera duket i drejtë. Por a ka ndihmuar kjo rritje e shpenzimeve sociale në përmirësimin e jetesës së shtresave në nevojë.

Në një prezantim të paraqitur para pak kohësh në Tiranë nga ekspertët e Bankës Botërore, institucionit më të specializuar në botë për luftën ndaj varfërisë, rezultonte se se nga i gjithë fondi që qeveria jep për ndihmë ekonomike, vetëm 56 për qind e tij shkon për ata që janë me të vërtetë të varfër.

Pjesa tjetër, që është gati sa gjysma përfitohet në mënyrë të padrejtë nga familje që nuk janë të varfëra. Akoma edhe më tronditëse janë rezultatet e një ankete të kryer po me ndihmën e Bankës Botërore, ku janë pyetur 122 mijë individë të varfër, me të ardhura mesatare nën dy dollarë në ditë. Rezultati ishte se vetëm 22 për qind e tyre përfitojnë nga ndihma ekonomike. Pjesa me e madhe e te varferve ne Shqiperi sipas ketij anketimi nuk perfitojne asnje ndihme financiare. Në vitin 2006, qeveria tentoi të reformonte skemën e ndihmës, per te nxjerre prej saj qytetarët që nuk e meritonin të ishin.

Por këto dy tregues konfirmojnë përundimisht një dyshim të hershëm, atë që një pjesë e mirë e fondeve të ndihmës ekonomike, nuk shkon tek të varfërit, por ndoshta përdoret nga njësitë vendore edhe për qëllime politike.

Dhe nëse shifrat që jep banka pasqyrojnë plotësisht realitetin, bëhet fjalë jo pak, por për një shpërdorim prej rreth 70 milionë dollarësh, abuzim në nivele të përafërta me vjedhjet e energjisë në rang vendi.  

Top Channel