Onkologjik, realizohet ndërhyrja e rrallë

06/09/2010 08:45

Në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pranë shërbimit të onkologjikut ditët e fundit, është realizuar një operacion i vështirë onkoplastik, por edhe i veçantë te një paciente 52 vjeçe.

Pacientja tregon se si zbuloi rreth tre vjet më parë që ishte e sëmurë. Ajo kishte shumë ciste që ndodheshin në pjesën e gjoksit dhe që ishin shenja paralajmëruese të një tumori.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë në Onkologjik, Agim Karaj, tregon se rasti i pacientes 52-vjeçare konsiderohet si një nga më të veçantët, ndërkohë që ndërhyrje të tilla realizohen në spitale të njohura të Europës.

Sakaq, sipas mjekëve, vitet e fundit kemi një rrije të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje tumorale.

Top Channel