“Fiks Fare”, starton sonte sezoni i ri

06/09/2010 16:25

Nis sot sezoni i ri i emisionit investigativ ‘Fiks Fare’. Në një studio krejtësisht të re,ideuar nga skenografët tanë për edicionin e 9-të të këtij emisioni.

Edhe këtë vit ky emision do të drejtohet nga dyshja Sajmiri dhe Doktori,të cilët përmes batutës dhe sarkazmës do të shtjellojnë tema të ndryshme që shqetësojnë qytetarët në cdo cep të vendit.

‘Dita e pare e shkolles’ eshte tema qe cel kete sezon ku gazetaret dhe kamerat e Fiks Fare  kane zbuluar se si nxenesit e nisin diten e pare te shkolles ne nje Repart Ushtarak. Ndersa ne Memaliaj nxenesit e kalojne lumin e Vjoses me ane te nje trapi per te shkuar ne shkolle.

Velinat e ‘Fiks Fare’ tashme jane dy vajza te reja te perzgjedhura gjate nje edicioni ku moren pjese shume vajza.

Top Channel