Durrës, flakë në anijen greke “Evangjelos”

06/09/2010 17:00

Anija tregtare greke “Evangjelos”, e cila prej 7 muajsh është bllokuar ne raden e portit të Durrësit është përfshirë nga flakët.

Në ndihmë të ekuipazhit egjiptian të anijes kanë shkuar disa rimorkiatore te cilet kane mundur te shuajne shpejt zjarrin. Fatmiresisht nuk ka patur asnje te lenduar. Nje grup hetimor po heton per shkaqet e flakeve ne anijen greke.

Qe ne fillim te ketij viti anija eshte e bllokuar nga kapiteneria e portit detar te Durresit per shkak te nje procesi gjyqesor ne te cilen ndodhet pronari i anijes me tregtaret e mallit te demtuar gjate transportit detar. Nje muaj e gjysme me pare, dy nga pjestaret e ekuipazhit iu nenshtruan trajtimit mjekesor per shkak te kequshqyerjes dhe kushtet e renda higjieno-sanitare.

Dyshohet se zjarri mund te jete i qellimshem ne shenje protese te ekuipiazht te bllokuar ne anije per shkak te situates se rende ne te cilen ndodhen.

Top Channel