PD akuza Ramës për ndërtimet

05/09/2010 16:10

Partia Demokratike përsëriti akuzat sot ndaj Edi Ramës për përfitime nga lejet e ndërtimit që jep në kryeqytet.

Selia blu i kërkoi kreut të bashkisë të shpjegojë lidhjet me sipërmarrësit dhe pjesën që ai ka përfituar nga projekti i ri i pallateve pranë Liqenit Artificial.

“Kreu i bllokmenëve të rinj, Edvin Rama, ose mister 20 përqindëshi’, meqë para 2 ditësh pranove lidhjen me lepurin tënd, që e njohin të gjithë, a mund të na thoni se qëkur e njihni lepurin, sa metra katrorë këni marrë përmes ‘Tan leprit’? Sa apartamente janë parashikur të dispononi nga 4 mijë të tillë vetëm tek liqeni me emrin e zotit Dritan Avllaj, i njohur si ‘Tan lepri’? Kontratën tënde me 20 përqind u përpoqe t’ia faturosh KRRTRSH, por kur dokumentat faktuan se në KRRTRSH keni kërkuar zero ndërtime, u përpoqe të lash duart e ta quash kontratë e zakonshme. Po zoti Rama ti e quan të zakonëshme çdo 20 përqind”, tha në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së, Igli Cara.

Top Channel