Korçë, aksident, një i vdekur

05/09/2010 08:40

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30 vjeçari ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht.

Dy furgona, një prej të cilëve i ngarkuar me bombula gazi, janë përplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Ervin Prisoi.

Pas aksidentit mjeti me bombula gazi është përplasur me murin e një banese dhe ka shpërthyer.

Viktima drejtonte mjetin me targa KO 0293 B.

Top Channel