Kapshticë, radhë e gjatë emigrantësh

05/09/2010 16:35

Emigrantët shqiptarë që kanë zgjedhur pikën doganore të Kapshticës për të kaluar në tokën greke, po përballen me radhë të gjata.

Sipas informacioneve, radha është shkaktuar nga pala greke e cila ka ngadalësuar punën e saj duke shërbyer vetëm me 2 sportele.

Mësohet se deri më tani 200 persona kanë kaluar, ndërsa mbi 300 automjete ndodhen në radhë, ndërkohë që nga pala greke nuk ka ende asnjë shpjegim për motivet e ngadalësimit të punës.

Top Channel