Bollano: Minoriteti, i papërfaqësuar

05/09/2010 09:20

Nga Himara në Athinë e Tiranë. Vasil Bollano thyen heshtjen. Në një rrëfim për “Ekskluziv”, në Top Channel, kreu i Bashkisë së Himarës komenton ngjarjen e 12 gushtit, duke kërkuar polici minoritare dhe duke konfirmuar deklaratat për vrasje me sfond etnik.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, por edhe të gjitha atyre që ishin dëshmitar okluarë në vendngjarje. Është detyrë e pushtetit qendror për të zgjidhur problemet që kemi si minoritet”, deklaron Bollano.

Marrëdhëniet me Athinën zyrtare dhe kryeministrin Berisha. Të dyja këto, për Bollanon janë të privilegjuara nga bashkëpunimi i ndërsjelltë. Një arsye e fortë që nuk e përjashton kthimin në koalicionin qeveritar.

“Ndoshta kthehemi në koalicion me Berishën”, shprehet Bollano.

Po bën gati dhjetë vjet në krye të Himarës, por kjo nuk ja ka zbehur dëshirën për të rikandiduar.

“Unë jam kryetar në punë e sipër, por patjetër me vizionet që kemi nuk është e mjaftueshme që t’i implementojmë, por duhet edhe një se dy mandate të tjerë për t’i vënë në punë”, thekson Bollano.

Problemet me toka, zhvillimi i ardhshëm i Himarës dhe nevoja për një plan urbanistik.

Intervistën e plotë me kryebashkiakun e Himarës mund ta ndiqni në emisionin “Exclusive”, në Top Channel, në orën 20:05.

Top Channel