Tiranë, e përplas makina, vdes e moshuara

04/09/2010 09:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar mëngjesin e sotëm në një zonë të kryeqytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave ngjarja tragjike është verifikuar pranë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Sipas burimeve, uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit tip “Benz”, që goditi të moshuarën teksa ajo kalonte rrugën.

Top Channel