Sinoptikanët: Sërish rritje temperaturash

04/09/2010 14:55

I gjithë territori i vendit u përfshi nga shtrëngata shiu gjatë 24 orëve cka bëri që në Tiranë të regjistroheshin rreth 40 milimetra shi.

Moti i paqëndrueshëm solli dhe uljen e ndjeshme të temperaturave duke na futur menjëherë në stinën e freskët ku termometri shënoi vetëm 22 gradë celsius.Në orët e pasdites të së dielës meteorologët parashikojnë pakësim të reshjeve të shiut dhe dita e nesërme parashikohet me mot më të mirë dhe rritje të temperaturave.

Në javën qe vjen temperaturat pritet te rriten me 7-8 grade celcius. Por ne mesin e javes reshjet e shiut do te rikthehen serish cka do te beje qe edhe java tjeter te mbyllet me mot te paqendrueshem.

Top Channel