Shpërblime për ish-të përndjekurit

04/09/2010 16:20

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani pas një takimi në Institutin e Integrimit të ish-të përndjekurve politikë deklaroi se, qeveria shqiptare ka miratuar deri më tani 250 milionë dollarë dëmshpërblime për 6 mijë e 541 të përndjekur politike. (UPDATE)

Sipas Nishanit deri ne fund te tremujorit te pare te vitit te ardhshem do te jete shperndare per te gjithe te perndjekurit pjesa e pare e parave.

“Deri më sot është miratuar vendimi nga qeveria shqiptare që përfitojnë 6500 të përndjekur. Kjo pjesë e ka përfituar këstin e parë, pra janë shpërndarë 30 milionë dollarë. Nga ky kontigjent 2500 janë persona të gjallë. Do të fokusohemi edhe te pjesa e personave të pushkatuar pa gjykim”, tha Nishani.

Pas ndryshimit te bere ne ligjin e demshperblimeve per te perndjekurit politike rrethi i perfituesve eshte shtuar edhe me te pushkatuarit e para vitit 1944.

Top Channel