PS rrëzon propozimet e PD-së

04/09/2010 15:00

Partia Socialiste ka rrëzuar propozimet e mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike.

Në një intervistë për Top Channel, lideri i opozites Rama nuk zbulon konkretisht se cilat janë pikat e kontestuara nga selia rozë, por thekson se cdo manovër e shumicës për të penguar apo vonuar zbardhjen e plotë të procesit është e kotë dhe nuk mund të frenojë një të drejtë, sipas tij, legjitime të mbështetur fort edhe nga ndërkombëtarët.

“Ne rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do të na zbrapsë dot ne nje kerkese legjitime ne nje vend kur te gjithë e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur. Flitet qartë për domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve”, tha  Rama.
 
Duke i cilesuar protestat si nje pjese te rruges se opozites ne kerkim te nje te drejte te cenuar, zoti Rama theksoi se pa rivene ne vend shtyllat e drejtesise ne Shqiperi nuk mund te kete demokraci te vertete funksionale.

“Të gjithë po i shohim pasojat e grabitjes së zgjedhjeve, sepse nuk ka transparencë mbi procesin zgjedhor, sepse nuk ka demokraci në procesin zgjedhor, sepse nuk ka demokraci në të gjithë procesin qeverisës”, thotë Rama.

Lideri i selise roze paralajmeron reagim te forte te opozites ne rast se shumica do te vijoje ne rrugen e saj per te penguar transparencen e zgjedhjeve.

“Ne sigurisht presim, por nuk presim pa fund. Në ditet ne vijim ne do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe padyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme, por nuk do ta leshojme transparencen si nje parim, të cilin ne nuk e negociojme”, tha Rama.

Propozimet i janë dorezuar socialisteve te enjten permes nje letre nga kreu i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi, por per opoziten persa kohe ato nuk garantojne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit jane te papranueshme. Ne leter propozohet ngritja e komisionit hetimor menjehere me rimbledhjen e parlamentit. Komisioni do te kishte shumice nga opozita si ne perberje dhe ne vendimarrje, por do te niste pune me ceshtjet e tjera qe permban problematika zgjedhore ne pritje te nje qendrimi prej Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Strasburgut apo opinioni i Komisionit te Venecias, persa i perket materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit. Mazhoranca kishte kerkuar qe keto gjykata t’i vinte ne levizje opozita, nderkohe qe kishte rrezuar propozimin e socialisteve per t’i vene kohe 10 dite Gjykates Kushtetuese per t’u shprehur ne lidhje me kerkesen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe djegien e fleteve te votimit.

Top Channel