PD: Reforma, paralelisht me hetimin e zgjedhjeve

04/09/2010 08:40

Partia Demokratike kërkon nga Partia Socialiste që paralelisht me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e shkuara parlamentare, të ngrihet dhe të nisë punën edhe komisioni parlamentar për reformën zgjedhore.

Burime pranë PD-së bëjnë të ditur se është e nevojshme që këto procese të ecin paralelisht në mënyrë që të mos humbet kohë me amendimin e Kodit Zgjedhor, nisur nga përmirësimet që mund të bëhen aty në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni për reformën zgjedhore i është paraqitur me ngulm Partisë Demokratike edhe nga aleati i saj i ngushtë në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Përfaqësuesit e LSI-së kërkojnë një sërë rregullimesh në ligjin zgjedhor në mënyrë që ai të mos penalizojë më partitë e vogla.

Top Channel