Nishani: Fond për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

04/09/2010 12:45

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me ish-të përndjekurit politikë.

Sipas kreut të Drejtësisë është miratuar një fond prej 250 milionë dollarësh për dëmshpërblimin e kësaj shtrese, ndërsa theksoi se përfitojnë 6541 ish-të përndjekur politikë.

Nishani theksoi se 2500 të përndjekur e kanë përfituar tashmë këstin e parë të dëmshpërblimit.

Top Channel