Letërsia në shkolla, miratohen 400 tekste

04/09/2010 08:55

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe ata të shkollave të mesme do të kenë rreth 400 tituj librash në bibliotekat e shkollës ku mësojnë.

Madje të gjitha këto botime do të jenë në “libraritë” e nxënësve në fillim të vitit të ri shkollor.

Dje në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka mbaruar faza përmbyllëse e përzgjedhjes së librave artistikë dhe teksteve për lëndët shoqërore për arsimin parauniversitar.

Përzgjedhjen e ka realizuar një bord i ngritur enkas me 15 specialistë. Janë përzgjedhur librat e letërsisë për fëmijë, letërsisë për shkollat e mesme, albanologjia, lëndët shoqërore.

U përzgjodhën nga grupi i specialistëve 120 tekste për letërsinë për fëmijë, 50 botime për shkollat e mesme, 50 për albanologjinë dhe 270 libra për kategorinë e profilit shoqëror.

Kriteret e pjesëmarrjes në garë kanë qenë pjesëmarrja që përfshin aplikimin, studimet shkencore. Janë përfshirë libra të shkrimtarëve si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Flutura Açka.

Top Channel