Koncesionet, dyshime edhe për bashkëshortin e Bulkut

04/09/2010 15:50

Opozita ka denoncuar sërish mazhorancën për perfitime të paligjshme në licensat koncesionare në hidro- energjetikë.

Deputetja Vasilika Hysi ka përmendur bashkëshortin e deputetes tjetër të mazhorancës, Rajmonda Bulku, duke i kërkuar kësaj te fundit te tregoje nese ka perfituar apo jo leje per hidrocentral.

“Zonja Raimonda Bulku, a është e vërtetë se bashkëshorti juaj ka marrë koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali? A jeni ju në dijeni? A dini të na thoni, nëse ky fakt është i vërtetë, cilat janë arsyet që e kanë nxjerrë bashkëshortin tuaj fitues në garë? A ka pasur garë në fakt në dhënien e këtij koncensioni, dhe çfarë lidhje ka burri juaj me sektorin e energjisë? Po burimet tuaja financiare për ndërtimin e hidrocentralit cilat janë?, tha Hysi.

Top Channel