Ekonomia, Bode: Opozita t’i lexojë drejt shifrat

04/09/2010 11:45

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në një konferencë për mediat se plani i të ardhurave për 8 muajt e parë të vitit është realizuar.

Kreu i Financave theksoi se parashikohet që rritja ekonomike për vitin 2010 të jetë 4 përqind.

Ministri Bode i bëri thirrje opozitës që t’i lexoje shifrat në mënyrë të drejtë dhe t’i japë fund asaj që ai i quajti përrallë e krizës financiare.

Një ditë më parë kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se vendi vijon të jetë në krizë të rëndë ekonomike dhe se qeveria pretendon gjendje të mirë, kur realisht, sipas tij, është rritur papunësia dhe nuk ka rritje të të ardhurave.

Top Channel