Durrës, Dako kundër vendimit për portin

04/09/2010 13:10

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është shprehur kundër vendimit të Këshillit të Rregullimit të Territorit për portin e peshkimit të qytetit.

Mësohet se Dako do ta ankimojë në Gjykatë vendimin, ndërsa theksoi se kryeministri Berisha cënoi autonominë e pushtetit lokal.

“Berisha duhet të rishikojë vendimin pasi ky është kundër vullnetit të qytetarëve”, u shpreh Dako.

Një ditë më parë, Këshilli i Rregullimit te Territorit mori vendim per shndërrimin e portit të mallrave te Sarandes, edhe në terminal për pasagjerët, si dhe ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës.

Top Channel