Bulqizë, plagoset me thikë 34 vjeçari

04/09/2010 21:15

Një 34 vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Shupenzë të Bulqizës pasi u godit me thikë.

Sipas uniformave blu, i plagosuri është shtetasi, Agim Mura i cili mendohet se pas një grindjeje të çastit me shtetasin, Nuri Dema është qëlluar me thikë prej këtij të fundit.

Policia, pak pas ngjarjes vënë nën pranga autorin e saj, ndërkohë që mësohet se 34 vjeçari i plagosur, Agim Mura ndodhet i shtruar në spitalin e Bulqizës.

Top Channel