Bode: Rritja ekonomike mbi 4 %

04/09/2010 15:35

Ministri i Financave Ridvan Bode është shprehur me tone optimiste para mediave, kur ka deklaruar se rritja ekonomike gjatë këtij vitit mund të tejkalojë edhe vlerësimet fillestare të Ministrisë së Financave. (UPDATE)

”Sipas vlerësimeve tona ne presim një rritje ekonomike rreth 4 përqind dhe nëse nëse do të kemi këtë ecuri të muajve të fundit rritja edhe mund të kalojë këtë shifër”, tha Bode.

Ky optimizem i ministrit te Financave vjen pas te dhenave te fundit te te ardhurave fiskale ne buxhetin e shtetit.

”Vetëm në gusht të ardhurat kanë qenë 20 për qind më të larta se një vit më parë. Si tetëmujor shifrat janë 6 perqind më të larta se një vit më parë, ndërsa në total kemi realizuar 99.94 për qind të programit buxhetor”, tha Bode.

Krahasuar me vitin e kaluar cmimet janë rritur sipas INSTAT me 3.4 për qind, në n jë kohë që për disa produkte qeveria ka rritur edhe taksat. Por për ministrin e Financave nuk janë këto arsyet se pse të ardhurat po rriten.

”Nuk ka influence rritja e cmimeve sepse disa prej tatimpaguesve me te medhej kanë ulur cmimet”, tha Bode.

Ministri tha se qeveria garanton mbajtjen e deficitin buxhetor brenda nivelit të programuar në buxhetin e rishikuar duke ju përgjigjur kështu edhe shqetësimeve të Bankës së Shqipërisë.  

Top Channel