Beqja: Së shpejti akuza edhe për Boden

04/09/2010 15:40

Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja paralajmëroi zgjerim të akuzave për korrupsion, të cilat pas disa zyrtave të lartë të qeverisë përfshijnë edhe vetë ministrin e Financave.

“Ndoshta ministri i Financave është i zënë më gjobat që i ka vënë biznesmenëve. Por shumë shpejt do të duhet t’i përgjigjet akuzave për korrupsion që kanë lidhje me zyrën e tij”, tha Beqja.

Deputeti socialist ka hedhur poshtë edhe tonet optimiste të kreut të financave për ecurinë e ekonomisë duke i kujtuar atij se jetesa e shqiptarëve po përkeqësohet.

“Në muajin korrik kostoja e jetesës së pensionistëve është rritur me 1 mijë lekë të reja për shkak të rritjes së bukës, vajit dhe vezëve”, tha Beqja.

Top Channel