Bashkia: Autobusët më të shpeshtë, bileta elektronike

04/09/2010 16:00

Tirana do të ketë linja të reja për autobuse urbane në ato zona ku tashmë mungon ky shërbim duke mundësuar lidhjen e zonave periferike me qendren. (UPDATE)

Drejtori i Transporteve ne bashkine e Tiranes, Enton Punavia ka prezantuar fazen e dyte te masterplanit  te transportit publik, ku ne thelb jane rruget e dedikuara per sherbimin me autobus dhe rritja e cilesise se ketij sherbimi.

Kryetari i bashkise Rama u shpreh se ne kontratat e lidhura me operatoret e sherbimit urban synohen standartet europiane.

“Ne jemi në një rrugë të sigurt të transformimit të transportit publik. Do të transformohet jo thjesht shërbimi, por edhe opinioni qytetar, duke bërë që shumë nga që përdorin makinën për lëvizje të shkurtëra t’i drejtohen shërbimit urban, duke ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit dhe në rritjen e cilësisë së mjedisit”, u shpreh Rama.

Ne fazen e dyte te masterplanit parashikohen permiesimi frekuencave te levizjes se autobuseve, si problemet me oraret, vonesat per shkak te trafikut shpejtesia e levizjes, probleme keto qe shpesh pengojne qytetaret te zgjedhin kete sherbim, duke vene ne pwrdorim levizjen me mjete private edhe atehere kur nuk eshte e domosdoshme.

Per here te pare Bashkia e Tiranes dhe operatoret  e sherbimit urban do te ngrene qendren e menaxhimit dhe kontrollit nepermjet te cilit transmetohen te dhenat ne kohe reale per sherbimin ne autobus, kontrollet e e bashkise sjelljes se qytetareve e te tjera. Nder te tjera parshikohet te futen biletat elektronike decentralizmi i shitjes se biletes dhe abonese dhe te tjera. Ne 23 rruget kryesore te Tiranes do te kete akse te dedikuara per te lehtesuar qarkullimin e autobuseve.

Top Channel