Aksident rrugor në Elbasan, një i vdekur

04/09/2010 12:10

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin e rrugor nacional Elbasan-Librazhd dhe për pasojë ka vdekur një person dhe  jane plagosur dy të tjere.

Një autobuz i linjës Tiranë – Selanik me targa Tr 9338 I është përplasur me një trajler me targa kosovare, i cili ka qënë i ngarkuar me skrap.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen ndihmës-shoferi i autobusit, Tom Gjinaj 55 vjeç, dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesi i autobuzit Llesh Gega 50 vjeç nga Puka, e shtetasi Liman Gega nga Burreli.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e trajlerit Raif Selimin 45 vjeç nga Kosova. Sipas burimeve paraprake policore, mësohet se shkak i aksidentit ka qënë lëvizja e trajlerit në krah të kundërt.

Ndërkohë të plagosurit janë në Kirurgjinë e Elbasanit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel