Trafiku për shkollat

03/09/2010 21:00

Të hënën nis viti i ri shkollor, por në kryeqytet dita e parë e shkollës shoqërohet me rëndime të trafikut në mëngjes.

Për këtë arsye bashkia ka kërkuar nga qeveria një plan të përbashkët masash, e në të njëjtën kohë ka apeluar qytetarët të evitojnë lëvizjet e tepërta me makinë.

“Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, dita e parë e shkollës, por edhe ditët në vijim, shoqërohen me problematikë në fushën e trafikut. Për këtë arsye bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sa të munden rregullat e qarkullimit rrugor që të eleminojnë lëvizjet e tepërta me mjetet e tyre private në ditën e parë të shkollës, gjithashtu të respektojnë parkimin dhe të mos parkojnë në vendet e gabuara”, është shprehur Enton Punavia, drejtor i Transporteve.

“Bashkia e Tiranës i është drejtuar zyrtarisht drejtorisë së qarkullimit rrugor që të marrin të gjitha masat për mbarëvajtjen e trafikut në këtë ditë”, shtoi Punavia.

Top Channel