Rezoluta serbe, Thaci takim me Berishën

03/09/2010 11:15

Prishtina zyrtare ka vendosur të koordinojë veprimet me Tiranën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet rezoluta serbe.

Për këtë arsye kryeministri kosovar Hashim Thaci ka mbërritur sot në Shqipëri, ku do të zhvillojë një sërë bisedimesh me homologun Sali Berisha.

Vizita bëhet pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku Kosova do të përfaqësohet nga Thaci, presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni, por nuk do të ketë të drejtën e fjalës.

Nga ana tjetër, në Nju Jork do të jenë të pranishëm homologët nga Shqipëria, të cilët do të lobojnë për njohjen e mëtejshme të pavarësisë dhe për mosvotimin e rezolutës serbe.

Top Channel