Rama: Gjendja ekonomike, e rëndë

03/09/2010 13:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se gjendja ekonomike në vend sa vjen e përkeqësohet, ndërsa pavarësisht deklarimeve për rritje të eksporteve dhe ‘boom’ turistik, realiteti tregon se nuk ka punësim dhe rritje të ardhurash.

“Shqipëria jo vetëm nuk ka strukturuar një ofertë turistike, por po rrënon potencialin ekonomik të turizmit”, thotë Rama.

Sipas tij, qeveria është e painteresuar të hapë me transparencë rrugën e zgjidhjes, sepse është e interesuar, në atë që Rama e quajti transformim në veprimtari të organizuar kriminale dhe për të cilën opozita do të vijojë me paraqitjen e fakteve, ditet ne vijim.

“Rritja që deklarohet në ekonomi është vetëm një gënjeshtër, një produkt propagandistik, pasi në vend nuk ka rritje të punësimit, nuk ka rritje të eksporteve, nuk ka rritje të të ardhurave. Borxhi publik në 8 vitet e fundit është dyfishuar”, deklaron Rama, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët.

Top Channel