PD: Rama, biznes me bashkinë

03/09/2010 19:45

Partia Demokratike akuzoi sërish sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, lidhur me abuzimet me lejet e ndërtimit në kryeqytet.

Deputeti Viktor Gumi tha se Rama është i vetmi politikan që nuk e jep dot adresën e shtëpisë ku banon, pasi ai ka shtëpi në çdo pallat që ndërtohet në Tiranë.

“Sot nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar se përse Rama nuk e lëshoi bashkinë e Tiranës dhe refuzoi të kandidonte për në parlament. Të gjithë e dinin se skema mafioze e tij nuk funksionon pa të në bashki. Pa të skema e 20% nuk mund të fuksionojë. Pa 20% ndërtuesit nuk bëhen dot deputetë”, është shprehur Gumi.

Top Channel