Kriza, zbulohen propozimet e PD-së

03/09/2010 15:15

Propozimi që demokratët u kanë bërë socialistëve për zgjidhjen e ngërcit politik dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare nuk ndryshon thelbin e qëndrimit që ka mbajtur deri tani mazhoranca për hetimin e zgjedhjeve.

Si zgjidhje demokratet propozojne ngritjen e menjehershme te Komisionit hetimor te kryesuar nga opozita dhe me shumice vendimarrese te opozites, hetimin nga ky komision te te gjitha ceshtjeve te listuara nga Partia Socialiste, mbi 10 sic thuhet ne letren e zotit Patozi, por qe nuk prekin kutite e materialeve zgjedhore dhe kutite e fleteve te votimit.

“Ne propozojmë që, sapo të mblidhet parlamenti, të ngremë Komisionin  e ri Hetimor Parlamentar dhe, nderkohë që ju zgjidhni me rrugë kushtetuese gjyqësore cështjen e rinumërimit të votave, ky komision të shqyrtojë një nga një mbi 10 cështjet e tjera, që ju në letrën tuaj pretendoni se duhet të hetohen”, shkruan ne letren e tij Astrit Patozi.

Sipas demokrateve, keto dy pika mund te hetohen nga parlamenti, vetem pasi Partia Socialiste te ankimoje ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut ose Gjykata Kushtetuese te marre opinionin e Komisionit te Venecias.

“Ne e vleresojmë faktin që, ju pranoni që, Gjykatës Kushtetuese t’i drejtoheni, duke zbatuar procedurën kushtetuese. Por ndërkaq propozimi juaj që Gjykatës Kushtetuese t’i caktohet 10 ditë afat nga parlamenti për të vendosur për t’ju drejtuar ose jo Komisionit të Venecias dhe më pas, përtej këtij afati, Komisionit të Venecias t’i drejtohen Parlamenti, Kryetari i Parlamentit, Presidenti apo Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, thuhet ne letren e demokrateve.

Ndryshe nga socialistet, demokratet thone se, nese komisioni hetimor do te hetoje kutite me materialet zgjedhore, atehere fletet e votimit duhet te digjen, sic e parashikon neni 178.6 e Kodit Zgjedhor, gje qe nuk ehste pranuar deri tani te zbatohet nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

Persa i perket propozimit te socialisteve per te bere nje rinumerim te pjeshshem te fleteve te votimit, ne menyre qe te mos ndryshoje rezulati, Partia Demokratike, nuk eshte dakort. Ne letren e zotit Patozi thuhet se “mazhoranca është e gatshme, pasi ju të merrni një vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias për rinumërimin e votave,  të rinumërojë cdo fletë votimi dhe të ndryshojë cdo rezultat, me kushtin e vetëm që të respektohen parimet themelore kushtetuese, të respektohen institucionet, si kritere kryesore të Kopenhagenit”.

Top Channel