Gjirokastër, sekuestrohet marihuanë, dy në pranga

03/09/2010 12:20

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi në automjetin e tyre u gjetën 40 kilogramë lëndë narkotike.

Sipas informacionit të policisë në flagrancë janë kapur shtetasit nga Fieri, Sokrat Ymeraj 32 vjec dhe Henri Xhaferraj 23 vjec pasi në bagazhin e automjetit tip benz me targa FR 7006 C, u gjet një cantë e madhe shpine ku brenda saj kishte 30 pako të mbështjella me letër natriban të mbushura me lëndë narkotike e llojit Mariuanë.

Nuk dihet ende destinacioni i lëndës narkotike, ndërsa kanë nisur hetimet për të parë nëse këta shtetas vepronin në grup.

Top Channel