Buka, jo më shumë se 80 lekë

03/09/2010 16:20

Cmimi i bukës 1 kilogramë nuk duhet të jetë më i lartë se 80 lekë.Unioni i Tregtareve Agro-ushqimorë shprehet se prodhuesit e bukës abuzojnë me cmimin 1000 për 1 kg buke apo të tjerë që e shesin atë me cmimin 80 lekë kur në fakt buka e tyre peshon më pak se 1 kg.

Konstatimi i tyre bazohet në përllogaritjet e bëra me rritjen e cmimit të miellit 6000 lekë për kuintal.

“Kostoja e cmimit të bukës lëviz nga 20 në 25 lekë dhe kështu buka nuk duhet të kalojë 80 lekë për kilogramë”, thotë Murat Klobocishta, nga Unioni i Tregtarëve Agro-Ushqimorë.

Por unioni kerkon nderhyrjen e menjehershme te qeverise me qellim qe vendi yne te mos jete gjithmone ne varesi te vendeve nga ku importohen dritherat.

“Shteti duhet te krijoje rezerva dy-tre mujore gruri dhe duhet të nisë një strategji të zhvillimit të bujqësisë shqiptare në plotësimin e ekonomisë me drithëra buke, sepse Shqipëria i ka këto potenciale”, tha Klobocishta.

Sipas Klobocishtes Rusia dhe Ukraina qe jane furnizuesit kryesore me grure te fabrikave shqiptare te prodhimit te miellit kane bllokuar shitjen e grurit dhe parashikohen ulje te prodhimit te grurit ne masen 36%.Pritet qe deri ne 15 shtator keto vende te deklarohen lidhur me sasite e grurit qe do te nxjerrin per eksport dhe cmimine shitjes se grurit.

Top Channel