Topalli shtron iftar

02/09/2010 14:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shtruar iftar, ne emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, myftitë e të gjitha qarqeve,  krerë të komuniteteve  të tjerë fetarë në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Zonja Topalli, e cila i perket besimit katolik, u shpreh se Muaji i Ramazanit, eshte nje periudhe, ku te gjithe e  ndiejnë, sesa e madhe është forca dhe fuqia që besimi i jep njeriut, per t’u perballur me dhimbjen dhe per t’u udhehequr nga besimi dhe morali më i mirë.

“Keto jane momente,-tha kryetarja e Kuvendit – ku të gjithë përjetojmë dhe kuptojmë se jemi fëmijë të Zotit dhe se, megjithe diferencat tona, ne të gjithë jemi të barabartë”.

Top Channel