Tiranë, gjykata lë në burg Almir Rrapon

02/09/2010 14:20

Gjykata e Tiranës la në burg ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Almir Rrapo, duke rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirim të tij.

Gjykata vendosi që Rrapo të qëndrojë në burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E konsiderojmë si të padrejtë vendimin e gjykatës dhe do ta cojmë atë në Apel”, tha pas seancës avokati mbrojtës Ardian Visha.

Top Channel