" /> ">

“Stream Oil”: Të ndalen pretendimet false

02/09/2010 13:50

Kreu i kompanisë “Stream Oil”, Sotirios Kapotas kërkoi t’i jepet fund pretendimeve false, ndryshe do të ngrihen padi ligjore në gjykata shqiptare dhe ato ndërkombëtarë.

Në një deklaratë për mediat, Kapotas i kërkoi qeverisë dhe opozitës që të mbrojnë emrin e kompanisë dhe investimet e saj kundrejt deklaratave false, ndërsa theksoi se do të kërkohej kompensim për dëmin që do të shkaktohet.

“‘Stream Oil’ nuk ka asnjë anësi politike dhe ndodhet në Shqipëri për të investuar dhe jo për të qenë mjet i politikës”, theksoi Kapotas.

Kapotas deklaroi se shoqeria nuk është pronë e një aksioneri të vetëm, ndërsa shtetasi Arjan Tartari është emëruar si një prej administratorëve të saj.

Top Channel