PS: Prifti të sqarojë kredinë

02/09/2010 15:30

Deputetja Mimi Kodheli në emër të Partisë Socialiste i ka kerkuar ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës të kthejë një përgjigje në lidhje me mënyrën se si e siguroi kredinë prej 5 milionë eurosh nga dy banka.

Kodheli eshte shprehur se ministri Prifti prej 2 muajsh nuk ka kthyer një përgjigje në lidhje me akuzat.

“Së pari, Dritan Prifti duhet të tregojë menjëherë mbi historikun e kësaj kredie. Kur dhe si u negociuan kushtet dhe shumat? Si i gjeti Prifti lidhjet me bankat dhe si ka mundësi që një deputet të ketë akses në atë lloj financimi?Së dyti, çfarë është përdorur si kolateral për të marrë 5 milion Euro borxh, kur dukshëm bilancet e kompanisë dhe prona e vënë në dispozicion të saj nuk mund të mjaftojnë për të mbuluar as edhe gjysmën e saj?”, u shpreh Kodheli.

Kodheli ka deklaruar se transparenca mbi keto kredi është e domosdoshme për të shpjeguar lidhjen e ministrit me bankat si edhe detajet e pasurimit te tij brenda nje viti me 1.8 milione euro.

Top Channel