PS kërkon dorëheqjen e Bregut

02/09/2010 15:25

Partia Socialiste ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, pasi sipas opozitës kë gënjyer për të mbuluar korrupsionin kur deklaroi se bashkëshorti i saj kishte dhënë dorëheqjen nga kompania M.I.A në vitin 2009.

Për socialistët ministrja shkeli ligjin dhe manipuloi edhe dokumentat në QKR.

“Tani që këto gënjeshtra e manipulime janë bërë publike, falë një letre të vetë bashkëshortit Namik Ajazi që provon se kompania në fjalë mbetej aktive dhe bashkëshorti i Bregut mbetej ortak dhe administrator, zonja Bregu hesht. Majlinda Bregu gënjeu në lidhje me hidrocentralet e marra në koncesion nga kunati i saj Hektor Ajazi në kulmin e fushatës elektorale në 2009 duke thënë se bëhet fjalë për një hidrocentral të vetëm. Por tani që i madh e i vogël e ka marrë vesh se bëhet fjalë jo për një, por për plot dhjetë hidrocentrale  me një fitim potencial prej 323 milion eurosh, zonja Bregu nuk gjen guximin të thotë një fjalë.  Në cdo vend të botës, një ministre e zhytur kaq keq në gënjeshtra dhe korrupsion, do ishte dorëhequr me kohë”, tha deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

Top Channel