Londër, lirohet me kusht Ilir Kumbaro

02/09/2010 12:55

Lirohet për herë të dytë nga drejtësia britanike, ish-punonjësi i SHIK-ut Ilir Kumbaro, personi i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës.

Gjykata e Apelti pranoi lirinë me kusht për Kumbaron kundrejt garancisë pasurore prej 10 mijë paundësh, ndërkohë që gjykatësi Stephen Irwin urdhëroi që të akuzuarit t’i vendoset pajisje monitoruese në këmbë, me qëllim qëndrimin e tij në një zonë të caktuar.

Sipas vendimit të Apelit, Kumbaro duhet të paraqitet 3 herë në javë në polici.

Top Channel